Superliga/ Java e 6-të luhet të shtunën dhe të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

Superliga/ Java e 6-të luhet të shtunën dhe të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

13:44, 19/09/2024

Java e gjashtë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën dhe të dielën.

Takimi i parë i kësaj jave është Skënderbeu – Laçi, që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, në orën 17:00.

Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana. Supersfida e javës së gjashtë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00.

Një nga duelet më të zjarrta të kampionatit “Abissnet Superiore” ku spektakli është i garantuar.

Tre takimet e tjera të javës së gjashtë do të luhen të dielën. Vllaznia do të përballet me Bylisin në “Loro Boriçi”, në orën 17:00.

Në mbrëmje, në orën 20:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit. AF Elbasani do të presë në shtëpi Egnatian, ndërsa Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me Dinamo City-n.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco