Mbappe i bindur: Mund të shënoj më shumë, këtë vit fitoj Championsin

Mbappe i bindur: Mund të shënoj më shumë, këtë vit fitoj Championsin

13:28, 19/09/2024

Kylian Mbappe nuk zhgënjeu në daljen e tij të parë në Champions League me Realin e Madridit.

Sulmuesi francez arriti që të zhbllokonte sfidën kundër Shtutgartit, e cila në fakt rezultoi më e vështirë nga sa mendohej.

Francezi ka folur pas ndeshjes duke treguar emocionin e këtij goli dhe të kësaj fitoreje.

Ai gjithashtu mendon se skuadra “Galaktike” do të luftojë për të fituar këtë kompeticion, pavarësisht se ka shumë të panjohura dhe është i ri.

Sipas Mbappe, skuadra e Realit e ka për detyrë që të luajë vetëm për fitore në të gjithë kompeticionet ku merr pjesë, për më tepër në Champions League.

“Ishte një mbrëmje e madhe dhe speciale. Donim që ta nisnim Champions-in me një fitore, por nuk ishte shumë e lehtë. Champions-i është gjithmonë i tillë. Ne fituam ndeshjen e parë dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse kompeticioni ka ndryshuar dhe nuk e dimë se çfarë risish do të ketë dhe nuk bëjmë dot llogari. Tani të mendojmë për ndeshjen e ditës së shtunë në kampionat.

Kur luan për një klub si Reali i Madridit ke dëshirë që të fitosh çdo titull. Me këtë stemë që mbajmë duhet që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të luftojmë për të dominuar. Të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë sezon. Unë kam besim, ashtu si të gjithë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco