Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Lamtumirë Gerti Bogdani!

VIDEO/ Sadiku e nis mbarë, shënon sërish gol me skuadrën e re

VIDEO/ Sadiku e nis mbarë, shënon sërish gol me skuadrën e re

10:21, 19/09/2024

I transferuar nga Mohun Bagan te Goa, aventura e re Armando Sadikut në kampionatin indian ka nisur në mënyrën më të mirë.

Në dy ndeshjet e para, sulmuesi ka shënuar 2 herë, fillimisht ndaj Brisbane në fitoren 1-0, edhe pse ishte një takim miqësor dhe goli i dytë ka ardhur këtë të martë, në përballjen e parë të kampionatit.

Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në minutat shtesë të pjesës së parë, por për fat të keq, në fraksionin e dytë, Jamshedpuri përmbysi rezultatin.

Ky është sezoni i dytë që sulmuesi i Kombëtares luan në Indi, pas aventurës me Mohun Baganin ku luajti 35 ndeshje dhe shënoi 11 gola në total.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco