Emri i babait nuk e ndihmon, djali i legjendës rumune përfundon tek ekipi i dytë i Rangers

Emri i babait nuk e ndihmon, djali i legjendës rumune përfundon tek ekipi i dytë i Rangers

09:29, 19/09/2024

Ianis Hagi po përjeton një situatë shumë të vështirë te Rangers. Lojtari rumun, djali i legjendarit George Hagi, i cili luajtur për Real Madridin dhe Barçën gjatë viteve ‘90, u përjashtua nga skuadra e parë e klubit skocez pas një debati me trajnerin Phillipe Clément në mes të gushtit.

Ianis, i cili ishte i huazuar tek Alavés sezonin e kaluar, akuzoi trajnerin në rrjetet e tij sociale për gënjeshtra, kur tha publikisht se futbollisti dhe menaxheri i tij i kishin kërkuar klubit që të gjente një rrugëdalje për të. Pas këtyre akuzave, Clément i ka vënë kryqin Hagit, i cili që nga fillimi i sezonit të ri ka luajtur vetëm 27 minuta në mes dy ndeshjeve që Rumania zhvilloi kundër Kosovës dhe Lituanisë.

Ianis nuk u ndihmua as nga fjalët e babait të tij, i cili pretendoi se Glasgoë Rangers i kishte bërë djalit të tij një trajtim "të tmerrshëm".

Pasojat për lojtarin kanë qenë më të këqijat e mundshme: ai duhej të qëndronte në klub duke e ditur që Clément nuk do ta kishte në llogari, duke përfunduar në ekipin e dytë.

Mirëpo, Hagit nuk po i ecën as te rezervat e skuadrës Rangers. Rangers B luajti kundër Fraserbugh këtë fundjavë (5-0) dhe Hagi gjithashtu nuk pati minuta. Një mesazh i fortë për lojtarin, i cili edhe pak kohë më parë tha se dëshiron të vazhdojë të luftojë për të fituar një pozicion në skuadër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco