'Luaj për herë të parë në këtë kompeticion', Qazim Laçi: I lumtur që shënova gol, luftuam si ekip

'Luaj për herë të parë në këtë kompeticion', Qazim Laçi: I lumtur që shënova gol, luftuam si ekip

22:48, 18/09/2024

Qazim Laçi foli pas golit në ndeshjen e tij debutuese në Champions League.

Sparta e Pragës fitoi 3-0 kundër Salzburg dhe Laçi shënoi supergol duke lënë në tokë tre mbrojtësit.

“Ndjenjat janë të mahnitshme, emocionuese”, tha Laçi para kamerave të Nova Sport 3 pas fërshëllimës së fundit.

“Kam luajtur për herë të parë në këtë kompeticion. Ne fituam dhe shënova gol. I gjithë ekipi luftoi, jam krenar për ta. Ishte jashtëzakonisht emocionuese”, vijoi ai.

Ai e zbukuroi mbrëmjen me një gol të mrekullueshëm kur arriti te topi në zonën e penalltisë.

“Sigurisht që jam i lumtur që shënova gol, por dua të përgëzoj shumë të gjithë ekipin”, mbylli Laçi fjalën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco