Ndarja nga jeta e Bogdanit, Duka mesazh ngushëllimi familjes së ish-deputetit të PD

Ndarja nga jeta e Bogdanit, Duka mesazh ngushëllimi familjes së ish-deputetit të PD

21:55, 18/09/2024

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani,  u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe. Numri një i FSHF nuk lë pa përmendur kontributin e Bogdanit, për politikën shqiptare.

Postimi:

Jam i tronditur për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit. Ky është një moment i dhimbshëm për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin të njihnin një njeri me vlera të jashtëzakonshme si Gerti.

Ai ishte një personalitet i rrallë, me integritet dhe përkushtim të pashoq, që dha kontribut të rëndësishëm në politikën shqiptare, por njëkohësisht ishte edhe një dashamirës i madh i futbollit, që nuk mungonte në stadiumet shqiptare si tifoz.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij do të jetojë në kujtimet e gjithë atyre që e vlerësuan për zemrën e tij të madhe dhe përkushtimin e tij ndaj Shqipërisë. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Bogdani dhe të gjithë të afërmve të tij.
Pushoftë në paqe!


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco