Zyrtare/ Pioli, trajneri i ri Cristiano Ronaldos

Zyrtare/ Pioli, trajneri i ri Cristiano Ronaldos

18:42, 18/09/2024

Stefano Pioli është konfirmuar si trajner i Al Nassr në Arabinë Saudite. Pioli u largua nga Milan në fund të sezonit të kaluar, ndërsa tashmë do të vijojë karrierën te Al Nassr aty ku gjen Cristiano Ronaldon.

Pioli zëvëndëson kështu Luis Castrën, I cili u shkarkua për shkak të një fillimi të dobët të sezonit. Al Nassr e përfundoi ndeshjen e fundit në një barazim 1-1 në shtëpi, duke arritur të barazojnë me golin në fundin e lojës dhe fill pas kësaj u njoftua shkarkimi i trajnerit.

Pioli do të bëhet trajneri i katërt që udhëheq Cristiano Ronaldon në Al Nassr, pas Rudi Garcias, Dinko Jelicic dhe Castrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco