Zbulohet arsyeja pse Stuttgarti luajti me fanella pa sponsor ndaj Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse Stuttgarti luajti me fanella pa sponsor ndaj Real Madridit

15:42, 18/09/2024

Stuttgart luajti kundër Real Madridit në ndeshjen e parë të Champions League për sezonin 2024-2025.

Në këtë takim, klubi gjerman u paraqit pa sponsorin kryesor në fanella.

Arsyeja ishte se sponsor i Stuttgart është kompania e basteve Winamax dhe ligji në Spanjë e ndalon reklamimin e basteve në ngjarje sportive.

Edhe pse UEFA e lejon reklamimin e shërbimeve të basteve, Spanja dhe Italia kanë ligjet e tyre, ndaj Stuttgart do të duhet të luajë me të njëjtat fanella kundër Juventusit, më 22 tetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco