Lautaro në stol? Ja si pritet të jenë formacionet e City-Inter

Lautaro në stol? Ja si pritet të jenë formacionet e City-Inter

10:38, 18/09/2024

“Lautaro Martinez do të jetë gjithmonë një zgjidhje për mua dhe kurrë një problem”. Kështu u shpreh në konferencën për shtypin një ditë para ndeshjes Simone Inzaghi kur u pyet për sulmuesin argjentinas.

Në përballjen me City-n, 15 muaj pas asaj finaleje të humbur, Lautaro pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Nuk bëhet fjalë për ndonjë problem fizik, thjesht është zgjedhje teknike e Inzaghit.

Trajneri i zikaltërve, në fakt, është duke menduar për një lëvizje surprizë të diktuar nga lodhja e argjentinasit.

Lautaro, të cilit po i mungon goli këtë sezon siç nuk i ka ndodhur kurrë më parë (në 12 paraqitjet e tij të fundit në Serie A ai ka shënuar vetëm një herë), duhet t’ia lërë vendin përkrah Thuramit sulmuesit tjetër, Taremi, i cili gjithashtu është ende në kërkim të golave ​​të parë për zikaltrit (ai ka shënuar nëntë gola në Champions League me Porton).

Dyshimi do të zgjidhet në orët në vijim, ashtu si ai për Pavard, i cili u shfaq në vështirësi në Monza, dhe për Bisseck, por pjesa tjetër e formacionit duhet të konfirmohet: Sommer mes shtyllave, Acerbi (i cili e gjen veten përballë një Haaland në formë të shkëlqyer, shënues i 9 golave ​​në 4 ndeshje në Premier League), Bastoni e Pavard formojnë teshën e mbrojtjes, me Darmian dhe Carlos Augustos si anësorë krahë, Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan në mesfushë. Në sulm, Thuram dhe Taremi.

Lodhje muskulore për Dimarcon, i cili nuk u nis për në Mançester si dhe Arnautovic që ka temperaturë, por që duhet të shërohet për ndeshjen ndaj Milanit.

Formacionet e mundshme:

Manchester City (3-4-2-1): Ederson; Akanji, Dias, Gvardiol; Rodri, Gundogan; De Bruyne, Foden, Savio, Doku; Haaland.

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan; Thuram, Taremi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco