Adrien Rabiot prezantohet te klubi i ri

Adrien Rabiot prezantohet te klubi i ri

10:32, 18/09/2024

Tashmë është zyrtare: Adrien Rabiot është lojtari më i ri i Olympique Marseille dhe firmos për dy vite me skuadrën e drejtuar nga Roberto De Zerbi.

Njoftimi u bë nga klubi francez në kanalet zyrtare: "Olympique Marseille ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Adrien Rabiot. Në moshën 29-vjeçare, mesfushori i është bashkuar klubit tonë pasi ka kaluar testet mjekësore".

Kujtojmë që mesfushori francez, ishte një lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi dhe kishte oferta nga shumë klube të ndryshme, por zgjodhi që të vazhdojë karrierën e tij te Marseille.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco