Rekordi negativ/ Dinamo Zagreb bëhet skuadra e parë në historinë e Championsit që pëson 9 gola

Rekordi negativ/ Dinamo Zagreb bëhet skuadra e parë në historinë e Championsit që pëson 9 gola

10:29, 18/09/2024

Dinamo Zagreb pësoi humbjen më të madhe në historinë e saj në turin e parë të Ligës së Kampionëve. 

Në transfertën e Mynihut, kroatët u mundën me rezultat 9-2 nga Bayerni dhe kështu u bënë klubi i parë në historinë e kësaj gare që pësoi nëntë gola në një ndeshje. 

Pasi Bayern Munchen ishte në epërsi 3-0 në pjesën e parë, Dinamo Zagreb shënoi dy gola të shpejtë për të bërë rezultatin 3-2 në minutën e 50-të.

Por, më pas bavarezët shpërthyen dhe shënuan 6 herë të tjera.

Në të njëjtën kohë, kjo është ndeshja e dytë më efektive në historinë e Ligës së Kampionëve. 

Rekordi mbahet nga Borussia Dortmund dhe Legia Varshava që ishte mbyllur me rezultat 8-4 nga viti 2016.

Përveç Borussia Drtmund, Bayern Munchen shënoi edhe një herë tetë gola në një ndeshje kur mposhti Barcelonën 8-2 në vitin 2020.

Monaco në sezonin 2003-2004 shkatërroi Deportivo la Corunan me rezultatin 8-3, Real Madridi  mundi Malmon më 2015 me rezultatin 8-0 dhe Liverpooli në vitin 2007 me të njëjtin rezultat fitoi ndaj Besiktas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco