VIDEO/ Theu rekordin e Raul, talenti brazilian mahnit botën madridiste

VIDEO/ Theu rekordin e Raul, talenti brazilian mahnit botën madridiste

10:08, 18/09/2024

 Endrick hyri në histori në ditën e parë të Championsit si lojtari më i ri i Realit të Madridit që arrin të shënojë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube. Ai realizoi një gol të mrekullueshëm në kohën shtesë, kundër Shuttgartit, për rezultatin përfundimtar 3-1.

Talenti brazilian e ka realizuar këtë rekord në moshën 18 vjeç e 58 ditë dhe ka kaluar rekordin e mëparshëm që mbante Raul, i cili shënoi kundër Ferencvarosit, në vitin 1995, në moshën 18 vjeç e 113 ditë.

Për këtë arritje të madhe, Endrick deklaroi: “Jam shumë i lumtur me debutimin tim dhe golin tim të parë në Ligën e Kampionëve në karrierën time. Rekordi im? Kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të ndihmojmë skuadrën”.

Debutimet si golashënues

Endrick, i cili iu bashkua Realit të Madridit këtë verë nga Palmeirasi, tani ka shënuar dy gola. Atij iu deshën vetëm disa minuta për të gjetur rrjetën në Champions League dhe gjithashtu pati një debutim të jashtëzakonshëm në kampionat, duke shënuar kundër Valladolidit në debutimin e tij zyrtar në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco