Shpërtheu ndaj Dinamos së Zagrebit, Harry Kane bëhet lojtari i parë që realizon tripletë me penallti në Champions

Shpërtheu ndaj Dinamos së Zagrebit, Harry Kane bëhet lojtari i parë që realizon tripletë me penallti në Champions

09:31, 18/09/2024

Harry Kane ishte i papërmbajtshëm mbrëmjen e djeshme teksa shënoi plot 4 gola në triumfin 9-2 që Bayerni arriti në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit në duelin e vlefshëm për Ligën e Kampionëve. 

3 gola Kane i shënoi nga penalltitë, duke u bërë lojtari i parë që shënon tripletë me penallti në një ndeshje Champions-i, dhe anglezi i parë që shënon 4 gola në një ndeshje që nga vitit 1991.

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Kane me “pokerin” e djeshëm barazoi Runin me 30 gola në Champions, si lojtari anglez që ka shënuar më shumë në këtë kompeticion (me përjashtim të kualifikueseve të Champions-it). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco