Lajmi i fundit

LIVE/ Homazhet në nder të ish-deputetit Gert Bogdani

Spektakël golash në Champions League/ Bayerni shpartallon Dinamon e Zagrebit, Liverpool mposht Milanin

Spektakël golash në Champions League/ Bayerni shpartallon Dinamon e Zagrebit, Liverpool mposht Milanin

23:00, 17/09/2024

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet interesante të vlefshme për Champions League, ku u shënuan në total plot 21 gola.

 Bayern Munchen triumfoi 9-2 me Dinamon e Zagrebit në shtëpi, në një ndeshje spektakolare. Harry Kane realizoi katër gola, ndërsa Olise dopietë, sakaq gjurmë lanë edhe Guerreiro, Goretzka me Sane. Mysafirët shënuan me Petkovic dhe Ogiwara.

Liverpool përmbysi 1-3 Milan. Kuqezinjtë “tundën rrjetën” me Pulisic, ndërsa The Reds kthyen gjithçka në favorin e tyre me Konate, Van Dijk dhe Szoboszlai.

 

 

 

 

Kampionët në fuqi, Real Madrid e nisën këtë edicion të kompeticionit më të rëndësishëm me fitore. Los Blancos kaluan 3-1 Stuttgart (Mbappe, Rudiger, Endrick/ Undav). Në ndeshjen tjetër, Sportingu triumfoi 2-0 me Lille.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco