Champions League/ Mbyllen pjesët e para, shikoni rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes

Champions League/ Mbyllen pjesët e para, shikoni rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes

21:46, 17/09/2024

Kanë startuar në orën 21:00 katër sfidat e vlefshme për Ligën e Kampioneve e cila në këtë edicion vjen me një format të ri.

Në “San Siro”, Christian Pulisic i ka dhënë avantazhin Milanit pas vetëm 3 minutash lojë përballë anglezëve.

Liverpool i është përgjigjur golit të Pulisic, duke përmbysur gjithashtu rezultatin përballë Milanit vendas.

Për anglezët fillimisht realizoi Ibrahima Konate në minutën e 23-të, ndërsa Van Dijk në minutën e 41-të përmbysi gjithçka në favor të “The Reds”.

Ndërkohë në Gjermani, Bayern Munich ka gjetur rrugën e rrjetës tre herë përballë Dinamos së Zagrebit. Harry Kane me anë të një 11-metërshi ndëshkoi kroatët në minutën e 19, më pas nuk vonuan dhe dy golat e tjerë të shënuar nga Guerreiro në minutën e 33 dhe Olise në minutën e 38 të takimit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco