Juventus e nis me 'këmbë të mbarë' edicionin e ri, Aston Villa mposht Young Boys

Juventus e nis me 'këmbë të mbarë' edicionin e ri, Aston Villa mposht Young Boys

20:48, 17/09/2024

Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Champions League ku  triumfoi 3-1 ndaj PSV, në ndeshjen e mbajtur në Torino.

Pas 30 minutash lojë, vendasit realizuan dy herë me Yldiz dhe McKennie. Në fillimin e pjesës së dytë, argjentinasi i afruar në merkaton e verës, Nico Gonzalez thelloi akoma më shumë shifrat. Mysafirët nga Holanda u përpoqën që të riktheheshin në lojë, por e patën të pamundur. Goli i nderit erdhi në fund nga Saibari.

Në ndeshjen tjetër, në Zvicër, anglezët e Aston Villa mundën 0-3 Young Boys, me golat e Tielemans, Ramsey dhe Onana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco