Është shkarkuar para katër vitesh, zbulon se Barcelona ende nuk e ka shlyer financiarisht

Është shkarkuar para katër vitesh, zbulon se Barcelona ende nuk e ka shlyer financiarisht

16:04, 17/09/2024

Quique Setien rikthehet të flasë për përvojën e tij në Barcelonë. Sipas tij, sado e shkurtër të jetë përvoja në stolin e klubit katalan, mbetet unike.

“Të drejtoja Barçën, ishte diçka e veçantë, është përvoja më e mirë”.

65-vjeçari spanjoll, aktualisht pa skuadër, megjithatë është fokusuar në një aferë “financiare” që ka të bëjë me Barcelonën.

Në fakt, klubi Blaugrana nuk e ka shlyer ende financiarisht pasi e shkarkoi, pavarësisht se kanë kaluar katër vjet nga lamtumira e tij.

"Te Barça kam mësuar shumë gjëra që vazhdoj t'i bëj edhe sot. Në fakt, ende nuk e kam marrë të plotë pagesën që më detyrohet Barcelona, por kam një afat që skadon në fund të këtij muaji, katër vjet më vonë”.

Setien kaloi disa muaj në pankinën e Barcelonës, nga janari deri në gusht 2020, periudhë gjatë së cilës kampionatet u ndërprenë për shkak të Covidit.

Aventura e tij me “blaugranët” përfundoi me humbjen historike 8-2 kundër Bayernit në çerekfinale të Championsit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco