Guardiola, elozhe Interit: Është si ne, nuk dorëzohet kurrë

Guardiola, elozhe Interit: Është si ne, nuk dorëzohet kurrë

14:54, 17/09/2024

15 muaj pas finales së Stambollit,  Manchester City dhe Interi sfidojnë njëri-tjetrin në raundin e parë të ndeshjeve të Championsit. Trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola, flet me superlativa për skuadrës së cilës i mohoi suksesin në përfundim të sezonit 2022-2023.

“E kam thënë edhe në atë kohë që zikaltrit janë shumë të fortë, tani e di që më besoni. E kam riparë për herë të parë atë finale, ishte shumë e luftuar, ata patën dy raste të pastra, ne vetëm një me Rodrin, pas golit të Foden. Kjo e nesërmja nuk është finale, por mund të them që Inter është edhe më i fortë.”

Mbi formatin e ri të Championsit, Guardiola bën filozofin.

"Është si Premier League, ne fitojmë ndeshjet dhe më pas shikojmë tabelën".

Ndërsa për Haaland, bën shaka:

"Ai mund të përmirësohet, por nëse më pyesni nëse do të shënojë edhe 99 gola të tjerë në 100 ndeshjet e ardhshme, për mua ai mund ta bëjë këtë".

Fjalë të ëmbla për Interit në vazhdim të konferencës për shtypin:

"Sigurisht, zikaltrit mund ta fitojnë Championsin, ata kanë një mentalitet të jashtëzakonshëm si yni, nuk dorëzohen kurrë. Topi i Artë për Lautaro Martinezin? Shpresoj që një nga lojtarët e mi ta fitojë. Lautaro është një lojtar i madh, mund të bëjë shumë gjëra.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco