FOTO/ Njihuni me lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon

FOTO/ Njihuni me lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon

14:42, 17/09/2024

Edicioni i ri 2024-2025 i Ligës së Kampionëve fillon sonte (e martë) dhe tashmë është publikuar lista me vlerat e fundit të futbollistëve, të cilët janë më të vlefshmin në këtë sezon në garën elitare evropiane për klube.

Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Vinicius Junior,dhe Erling Haaland janë lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, vlera e tyre e transferimit është vlerësuar në një shifër prej 180 milionë eurosh.

Pas tyre në listë vjen Phil Foden i pesti me vlerë 150 milionë euro, Bukayo Saka i gjashti me 140 milionë euro, Rodri i shtati me 130 milionë euro, po aq sa ka edhe Jamal Musiala dhe i teti dhe Florian Wirtz i nënti.

Top dhjetëshja mbyllet nga talenti i Barcelonës, 17-vjeçari Lamine Yamal, i cili tashmë ka një vlerësim tregu prej 120 milionë euro, vlerësim i njëjtë me Federico Valverden dhe Declan Rice, të cilët mbajnë vendet 11 dhe 12.

ImageImage

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco