(VIDEO) E pabesueshme! Kriminelët qëllojnë me armë në mes të fushës dhe ndërpresin ndeshjen e futbollit

(VIDEO) E pabesueshme! Kriminelët qëllojnë me armë në mes të fushës dhe ndërpresin ndeshjen e futbollit

13:11, 17/09/2024

Të shtëna me armë në mes të një ndeshjeje futbolli në një lagje në Ekuador. Disa kriminelë mësynë në fushën e futbollit duke qëlluar me armë zjarri. Kërkonin dikë, nuk dihet nëse është lojtar apo dikush nga publiku. Për mrekulli, askush nuk u lëndua, por futbollistët në fushë përjetuan momente tmerri.

Në një video të publikuar në rrjetin social X, dy persona me skafandra në kokë “pushtuan” krejt papritur fushën. Një prej motoçiklistëve, i cili mbante armë, zbriti nga automjeti dhe ndoqi një person, i cili vrapoi në fushë për të shmangur goditjet, ndërsa lojtarët dhe publiku (mes tyre edhe disa fëmijë) ikën të tmerruar nga vendi i ngjarjes.

Në fund të videos, personi i armatosur shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por pa i ndërprerë të shtënat.

Ngjarja u regjistrua për shkak se ndeshja e futbollit po raportohej drejtpërdrejt dhe në fund të videos dëgjohet komentatori që thoshte se vrasësit nuk ia arritën qëllimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco