Pedri, 'thikë pas shpine' Xavit, irritohet ish-trajneri i Barçës

Pedri, 'thikë pas shpine' Xavit, irritohet ish-trajneri i Barçës

12:47, 17/09/2024

Barcelona e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri. Ekipi katalan ka grumbulluar 15 pikë nga 15 të mundshme në pesë ndeshjet e para të La Ligas, duke lënë ndjesi shumë të mira te tifozët.

Jo vetëm që po fiton, por edhe shënon shumë. Një nga ndryshimet kryesore në krahasim me vitin e kaluar ndodhi në pankinë, me ardhjen e gjermanit Flick në verë, pas lamtumirës së Xavit.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, Pedri, befasoi me deklaratën e tij të fundit, që për ish-trajnerin e tij, Xavi Hernandez, u perceptua si “thikë pas shpine”.

“Në klub punojmë shumë më tepër se më parë. Mendoj se përgatitësit fizikë që kanë ardhur po bëjnë shumë mirë. Kemi punuar shumë dhe kjo duket në lojë. Skuadra nuk bie fizikisht pas minutës së 70-të apo të 80-të, përkundrazi e ruan nivelin fizik”.

Këto deklarata nuk i kanë rënë mirë në vesh Xavit, i cili i konsideron të padrejta, pasi dy sezone më parë, kur fitoi La Ligan, Barcelona ishte skuadra më e mirë në nivel fizik, sipas të dhënave të mbledhura nga “Mediacoach”.

Xavi është habitur shumë me deklaratat e lojtarit dhe me disa mesazhe që dërgohen nga klubi pas largimit të tij dhe ardhjes së Flick.

Ai mendon se nga brenda klubit po bëhet “fushatë” për të diskredituar, duke lavdëruar punën që Flick po bën në fillim të sezonit.

Konkretisht, Xavi gjithmonë e ka mbrojtur Pedrin, pavarësisht dëmtimeve të shumta që ka pësuar gjatë kohës së tij në klub dhe ka qenë i paprekshëm për të. Kjo është arsyeja pse deklaratat e tij kanë sjellë shqetësim tek ish-trajneri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco