E veçantë në Champions League, dy klube të mëdha përballen për herë të parë

E veçantë në Champions League, dy klube të mëdha përballen për herë të parë

11:36, 17/09/2024

Pavarësisht historisë së tyre të gjatë në Europë, Juventusi dhe PSV-ja do të ndeshen për herë të parë në historinë e tyre.

Asnjëherë më parë fati nuk i ka vendosur përballë këto dy skuadra edhe pse kanë qenë shpesh pjesë e të njëjtit kompeticion.

Megjithatë, në orën 18:45 Juventusi dhe PSV-ja do të “përplasin” brirët për të grumbulluar pikët e para të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve.

Sa i përket ndeshjeve me skuadrat holandeze, Juventusi ka një rekord pozitiv me 9 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje në Europë. Tiago Mota kërkon ta thellojë këtë rekord për bardhezinjtë, duke marrë parasysh se edhe për teknikun italian është debutim në Ligën e Kampioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco