Gara e simular Bolt, Ronaldo apo një struc, ja kush do të triumfonte në sprint (VIDEO)

Gara e simular Bolt, Ronaldo apo një struc, ja kush do të triumfonte në sprint (VIDEO)

10:28, 17/09/2024

Asnjë qenie njerëzore nuk i është afruar kohës 9.58 sekonda në garën e 100 metrave, të cilën sprinteri xhamajkan, Usain Bolt, e arriti në Berlin, 15 vjet më parë.

Rekordmeni absolut i distancës së shkurtër, arriti një mesatare prej 37.6 kilometra në orë dhe një kulm shpejtësie prej 44.72 km/h në përshpejtimin maksimal.

Në një video të çuditshme, që është bërë virale në “YouTube”, një përdorues ka simuluar se si do të ishte një garë mes Usain Bolt, Cristiano Ronaldos dhe një struci.

Kush do ta fitonte garën? Zogu do të ishte në kontroll total të saj. Duhet pasur parasysh se struci arrin shpejtësinë afër 72 km/h, ndaj, sipas simulimit, do ta kalonte vijën e finishit me kohën 7.30 sekonda.

Më shumë se dy sekonda përpara rekordmenit universal, Bolt, që do të ishte i dyti, me një avantazh të qartë ndaj Cristiano Ronaldos. Portugezi do ta mbyllte garën me kohën 11.22; një kohë e vlerësuar duke marrë si vlerë shpejtësinë maksimale 32.7 km/h, që ka arritur CR7, që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2012.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco