Ronaldo apo Messi, kush e fiton garën 100 metra sipas simulatorit kompjuterik?

Ronaldo apo Messi, kush e fiton garën 100 metra sipas simulatorit kompjuterik?

17:09, 16/09/2024

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë qenë rivalë historikë për thuajse dy dekada me radhë në futboll, por në sporte të tjera nuk e dimë. Po sikur të garonin në një pistë 100-metërshe, cili do të fitonte?

Për të shuar kuriozitetin e fansave në mbarë botën, MotionAthlete ka treguar një simulim kompjuterik të dyshes më epike në historinë e futbollit. Simulatori 3D ka inkorporuar shpejtësitë më të larta të regjistruara nga CR7 dhe Messi në vitet e tyre më të arta.

Sipas llogarive, Ronaldo i bën 100 metra për 11,15 sekonda. Messi nuk e kap dot, por ka aspekte të tjera ku fiton superioritet ndaj portugezit. Loja e tij nuk është bazuar te shpejtësia me sipërfaqen e tokës, por me prekjen e topit.

“Pleshti” i lë kundërshtarët duke ndjekur hijen e tij, sepse me topin në këmbë nuk e ndal dot askush. Në këtë aspekt, Ronaldo mbetet pak më mbrapa, sepse forca e tij bazohet te fuqia fizike, forca atletike, elasticiteti, por jo domosdoshmërisht te teknika. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco