Vora prezanton ish-sulmuesin e Dinamos dhe Tiranës

Vora prezanton ish-sulmuesin e Dinamos dhe Tiranës

16:40, 16/09/2024

 

Patrik Bardhi është futbollisti më i ri i Vorës. Është vetë klubi që njofton transferimin e lojtarit me një postim në faqet zyrtare.

Bardhi do të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin e sulmit teksa vjen nga skuadra e Dinamos me të cilët luajti 3 sezonet e fundit.

Në të kaluarën ai ka veshur edhe fanellën e Kastriotit, ndërsa është prodhim i akademisë së Tiranës, me të cilët debutoi në futbollin profesionist.

“Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Patrik Bardhi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Bardhi është aktivizuar me ekipe si Dinamo, Kastrioti dhe Tirana. Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Patrik Bardhit dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, njofton klubi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco