Telashe për Interin/ Dimarko humbet supersfidën e Championsit me Cityn, rrezikon edhe derbin me Milanin

Telashe për Interin/ Dimarko humbet supersfidën e Championsit me Cityn, rrezikon edhe derbin me Milanin

15:44, 16/09/2024

Interi do të duhet të luajë ndeshjen e “hakmarrjes” ndaj Manchester Cityt pa një prej yjeve të skuadrës.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Federiko Dimarko vuan një problem muskulor dhe kësisoj do të jetë i detyruar të ndjekë si spektator ndeshjen kundër anglezëve në Ligën e Kampioneve.

Problemet muskulore në kofshën e djathtë bënë që ai të dilte nga fusha e lojës para fundit të takimit me Monzën, teksa situata e Dimarkos do të vlerësohet vetëm nesër, një ditë para duelit.

Por të gjithë janë të sigurt se ai do të mungojë në këtë sfidë e rrezikon ndoshta edhe më shumë.

Zikaltrit pritet ta lënë pushim pasi në fundjavë kanë një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, derbin me Milanin, dhe nuk mund të rrezikojnë përkeqësimin e gjendjes së tij para një ndeshje që ka shumë rëndësi për tifozët. Zëvendësi i tij në radhët e Interit pritet të jetë njëri mes Karlos Augusto dhe Darmian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco