Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha: Nuk e prisja të luaja titullar ndaj Torinos

Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha: Nuk e prisja të luaja titullar ndaj Torinos

14:19, 16/09/2024

Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha, ka folur në zonën mikse, në fund të ndeshjes së mbyllur në barazim ndaj Torinos. “Është një pikë e mirë, por brenda vetes kemi bindjen se mund të kishim fituar”, thotë mesfushori shqiptar, i cili luajti ndeshjen e parë si startues në këtë kampionat.

“Në qendër të mesfushës mund të shprehem më mirë, shkoj mirë me shokët e skuadrës dhe e lexojmë mirë lojën. Në stërvitje, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, besoj po shpërblehem për këtë. Kur jep më të mirën, kënaqësia vjen natyrshëm”, shtoi mesfushori kuqezi.

Ai nuk e dinte se do të luante titullar: “Unë jam gjithmonë gati, është e rëndësishme të jem në dispozicion të trajnerit. Kisha luajtur pak para kësaj ndeshjeje, por nuk ishte problem. Jemi një ekip cilësor, ka konkurrencë të madhe. Tani duhet të sigurojmë vazhdimësi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco