Dëmtimi i Dani Olmos është më serioz, humbet gjashtë ndeshje

Dëmtimi i Dani Olmos është më serioz, humbet gjashtë ndeshje

12:33, 16/09/2024

Dani Olmo e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Barcelona me gola e asistime.

Në tre ndeshjet e para me fanellën e katalanasve, Olmo ka shënuar tre gola.

Mirëpo në ndeshjen e fundit ndaj Gironës, ku Barcelona triumfoi me rezultatin 1-4, Olmo u largua nga loja për shkak të dëmtimit, edhe pse ishte ndër më të mirët në fushë duke shënuar edhe një gol.

Olmo iu nënshtrua testeve mjekësore këtë të hënë në mëngjes në Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi, të cilat konfirmuan se ai vuan nga një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.

Në pritje të deklaratës zyrtare nga klubi, parashikimi është që Olmo do të mungojë për katër deri në pesë javë.

Kjo është një goditje e madhe për Barcelonën duke marrë parasysh formën e lartë të mesfushorit spanjoll.

Ai pritet të humbasë gjashtë ndeshje, ndaj Monacos dhe Young Boys Bern në Ligën e Kampionëve si dhe ndaj Villarreal, Getafe, Osasunas dhe Alavesit në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco