Gjimshiti: Pësuam dy gola të shmangshëm, duhet t’i rishikojmë gabimet

Gjimshiti: Pësuam dy gola të shmangshëm, duhet t’i rishikojmë gabimet

10:56, 16/09/2024

Berat Gjimshiti, mbrojtësi kuqezi i Atalantës, foli në konferencën për shtyp për të analizuar fitoren ndaj Fiorentinës (rezultati final 3-2): “Pësuam dy gola mjaft të shmangshëm, sigurisht që duhet t'i rishikojmë, si mbrojtës është e drejtë të shikojmë gjithashtu edhe gabimet. Jemi të lumtur, pas një kohe të gjatë që luajtëm sërish në shtëpi, është një shtysë e madhe që na dha publiku.

Golat? Sigurisht që pësuam sërish një gol nga një top i vdekur, por nuk është çështje përqendrimi”.

Mbrojtësi zikaltër foli më pas për ndryshimet e shumta në krahasim me sezonin e kaluar: “Është normale që disa lojtarëve u duhet pak më shumë kohë, por ne që kemi qenë më gjatë këtu do t'i ndihmojmë. Ne e dimë se çfarë dëshiron trajneri, do të përpiqemi t'i ndihmojmë.

Arsenali? Ata që ndjekin futbollin europian e njohin, në vitet e fundit ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, është e vështirë të shënosh gola kundër tyre. Duhet të shikojmë veten”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco