Paraqitjet e legjionarëve/ Shënojnë Manaj, Uzuni e Shpendi, Ismajli më i miri për Empolin

Paraqitjet e legjionarëve/ Shënojnë Manaj, Uzuni e Shpendi, Ismajli më i miri për Empolin

09:33, 16/09/2024

Pas ndeshjeve me Kombëtaren në Nations League, legjionarët kuqezi kanë mbyllur një javë mjaft pozitive në klubet e tyre, duke qenë protagonistë me gola dhe paraqitje shumë të mira.

Dy nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni, u rikthyen te goli.

Sivasspor fitoi ndaj Gaziantep me rezultatin 3-2 dhe Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të.

Granada e Myrto Uzuni barazoi në transfertë me skuadrën e Elche me rezultatin 2-2.

Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe vendosi baraspeshën në minutën e 55-të.

Te goli u rikthye edhe Cristian Shpendi. Sulmuesi i Shpresave shndërroi në gol një penallti në fundin e pjesës së parë.

Në fund sfida e Cesenës ndaj Modenës u mbyll në barazim 2-2 dhe për Shpendin ishte goli i tretë në kampionat.

Në Itali, Ardian Ismajli shkëlqeu në takimin ndaj Juventusit duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes për Empolin.

Mbrojtësi kuqezi ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij në barazimin 0-0 që Empoli mori në shtëpi ndaj Juventusit.

Një ndeshje shumë e mirë e Ismajlit që u vlerësua me notën 7.5 nga sajti i specalizuar për statistika sofascore.

Lajmi tjetër i mirë nga kampionati italian ishte rikthimi në fushë i Berat Gjimshitit.

Kapiteni kuqezi u dëmtua në grumbullim me Shqipërinë dhe nuk luajti në dy takimet e para në Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, megjithatë Gjimshiti është rikuperuar dhe ishte titullar në fitoren e Atalantës me rezultatin 3-2 ndaj Fiorentinës.

Në Serie A, një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi e nisi si titullar takimin në transfertë të Interit ndaj Monzës dhe në fund të sfidës nga zikaltërit vetëm Dimarco u vlerësua me notë më të lartë se Asllani.

Një formë të mirë me klubin e tij po kalon edhe Jasir Asani, i cili së fundmi është përzgjedhur edhe lojtari më i mirë i muajit gusht në Korenë e Jugut.

Një vlerësim mëse i merituar për Asanin që realizoi edhe dy gola me Gwangju në takimet ndaj Jeonbuk dhe Gangwon.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Amir Abrashi, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco