17-vjeçari Yamal flet si lider: Ne jemi Barcelona, duam të fitojmë çdo ndeshje

17-vjeçari Yamal flet si lider: Ne jemi Barcelona, duam të fitojmë çdo ndeshje

09:27, 16/09/2024

Lamine Yamal nuk ndalet. Talenti i ri i Barcelonës, ​​në moshën 17-vjeçare, është lojtar që bën diferencën.

Këtë e dëshmoi sërish në Girona, ku shënoi dy golat e parë të skuadrës së tij.

Krahas golave, Lamine Yamal është një lojtar vendimtar për ekzekutimin e presionit të lartë, që Flick kërkon nga skuadra katalanase.

“Jam shumë i lumtur për dy golat e Lamine, është shumë i ri, por i jashtëzakonshëm. Ai ka bërë diferencën, gjithashtu shtyp shumë mirë lart. Kombinon talentin dhe presionin, është lojtar shumë i mirë dhe i rëndësishëm për ne”, tha trajneri gjerman pas fitores 4-1 në Girona.

Lamine nga ana e tij siguroi: “Ne jemi një skuadër që duam të fitojmë çdo ndeshje. Nëse doni të fitoni La Liga-n, kjo është ajo që duhet të bëni. Jam shumë i lumtur për fitoren, ishte një ndeshje e vështirë. Ne tashmë po mendojmë për ndeshjen e radhës, kundër Monaco në Champions League, një kompeticion i veçantë. Mezi presim të debutojmë”.

Sipas tij, skuadra do të forcohet edhe më shumë me rikthimin e Ansu Fatit: “Ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, sigurisht që do të jetë i veçantë, shpresoj të luajë sa më shpejt”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco