Triumf spektakolar i Amarildo Bakajt, boksieri shqiptar mbetet i pamposhtur

Triumf spektakolar i Amarildo Bakajt, boksieri shqiptar mbetet i pamposhtur

09:04, 16/09/2024

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, vijon të mahnisë me performancën e tij, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi ndaj ganezit, Maluvi Folivi.

Në ndeshjen e zhvilluar në Londër, shqiptari ishte i papërmbajtshëm. 

Pavarësisht se e nisi ndeshjen jo mirë dhe rivali po kryesonte me pikë, Amarildo Bakaj përmbysi gjithçka në raundin e katërt. 

Një grusht i fuqishëm nga Bakaj bëri që ai të kthente gjithçka në favorin e tij duke e fituar në fund duelin. Goditja e fuqishme e boksierit shqiptar e detyroi ekipin e ganezit që të hidhnin flamurin e bardhë të dorëzimit në ring.

Kjo ishte ndeshja e 12-të në karrierë për Amarildo Bakajn, që nuk njeh asnjë humbje, por vetëm fitore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco