Barazim ndaj Monzës, Interi zhgënjen në transfertë

Barazim ndaj Monzës, Interi zhgënjen në transfertë

22:51, 15/09/2024

 

Interi zhgënjen në transfertë, teksa  barazoi 1-1 me Monzën.

Pjesa e parë rezultoi shumë komplekse për kampionët e Italisë, të cilët pavarësisht se ushtruan presion, e patën të vështirë të dërgonin topin pas shpinës së Turatit.

Pas një topi të dhënë në mënyrë të gabuar nga Maldini në prapavijë, Dimarco pati shansin e artë, por nuk e shfrytëzoi si duhet.

Në fillimin e pjesës së dytë, Thuram provoi me kokë, sulmuesi francez s’u koordinua si duhet. Ekipi i Nestas surprizoi zikaltërit në fundin e ndeshjes, duke i shënuar me Motën. Gjithsesi, asgjë nuk kishte përfunduar, pasi Dumfries barazoi për 1-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco