Fundjava e legjionarëve kuqezi, shkëlqejnë Ismajli dhe Bajrami

Fundjava e legjionarëve kuqezi, shkëlqejnë Ismajli dhe Bajrami

19:56, 15/09/2024

Pas ndeshjeve të mira të legjionarëve kuqezi si Manaj, Ismajli e Bajrami, këtë të diel tre lojtarë të tjerë të kombëtares shqiptare
kanë dhënë performanca super pozitive.

Atalanta Gjimshtitit fitoi 3-2 me përmbysje kundër Fiorentinës me gola të Reteguit, De Ketelaere e Lookman. Ishte një ndeshje
spektakolare, me dy përmbysje gjatë lojës dhe Gjimshiti luajti mjaft mirë.

Sot luajtën edhe dy mesfushorë të Kombëtares, Ramadani dhe Berisha, të cilët në ndeshjen Torino-Lecce morën nota
mesatarisht të larta pas ndeshjes së mbyllur 0-0.

Medon Berisha është një nga lojtarët më premtues të Shqipërisë. Prej tij presim shumë dhe këto performanca në Serie A e
ndihmojnë për t’u rritur edhe më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco