Cili është klubi që ka ofruar 250 mln euro për Lamine Yamal?

Cili është klubi që ka ofruar 250 mln euro për Lamine Yamal?

19:01, 15/09/2024

Lamine Yamal është basti i madh i miliona tifozëve katalanas për të ardhmen e futbollit. Thuhet se ai do të jetë Messi i ardhshëm. 17-vjeçari u bë i njohur në skenën e futbollit me debutimin në sezonin e kaluar, kur askush nuk besonte se do të rritej kaq shumë.

Deri tani ai numëron 10 gola me Barcelonën, është kampion Spanje dhe kampion Europe. Kontrata aktuale e sulmuesit anësor skadon në verën e vitit 2026, kështu që Barcelona po mendon që tani rinovimin.

Klubi katalanas po vuan probleme ekonomike si rrallë herë, por presidenti Laporta i ka planet e qarta: Yamal nuk shitet, gjë që e ka treguar edhe me prova në realitet. Agjenti Andy Bara ka zbuluar se Laporta para pak muajsh ka refuzuar 250 milionë euro për shërbimet e Yamal. Ky do të ishte rekord absolut në tregun e transferimeve. Oferta, sipas tij, ka ardhur nga PSG

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco