Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

Barcelona mposht Gironën, Yamal shkëlqen me dopietë

Barcelona mposht Gironën, Yamal shkëlqen me dopietë

18:26, 15/09/2024

Skuadra katalanase ka bërë një nisje spektakolare të këtij sezoni, reflektuar edhe sot me fitoren 1-4 kundër Gironës në transfertë. Adoleshenti më i admiruar në glob, Lamine Yamal, shënoi dy golat e parë të takimit, duke mbyllur pjesën e parë me dopietën dhe spektaklin e tij personal. Asgjë për t’u habitur. Ai mund të jetë Leo Messi i ardhshëm dhe vetëm kështu mund ta tregojë.

45 minutat e dyta nuk patën asgjë më pak se e para. Dominimi i Barcelonës vijoi me të njëjtat ritme, pa harruar mbingarkesën e lojtarëve ofensivë në gjysmëfushën kundërshtare në lojën me top dhe pa top. Dani Olmo dhe Pedri shpërndanë më tej listën e golashënuesve, duke shënuar golin e tretë dhe të katërt për katalanasit.

 Golin e vendësve e shënoi Stuani. Ndeshje fantastike, e gjitha për t’u shijuar dhe për t’u konsideruar si shenjat e rilindjes së Barcelonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco