Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

‘Galaktikët’ fitojnë në transfertë, Mbappe e Vinicius heronj të “Los Blancos” përballë Real Sociedad

‘Galaktikët’ fitojnë në transfertë, Mbappe e Vinicius heronj të “Los Blancos” përballë Real Sociedad

08:53, 15/09/2024

Transferimet e mëdha duket se po japin frytet e para.

Pas fitores ndaj Real Betis, “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur të sigurojnë fitoren e dytë radhazi në këtë edicion të LaLiga, teksa kanë mundur të mposhtin me rezultatin 2-0 “Baskët” e Real Sociedad.

Të dy golat e fitores erdhën në pjesën e dytë, teksa ishte fillimisht braziliani Vinicius Junior, i cili ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një 11-metërsh e më pas Mbappe dyfishoi shifrat, po nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Falë kësaj fitoreje “Galaktikët” e Carlo Ancelotti ndjekin hap pas hap rivalët “Katalanas” në garën për titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco