Fonseka: Milani e kalon krizën, duam titullin

Fonseka: Milani e kalon krizën, duam titullin

16:01, 14/09/2024

Paulo Fonseka nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me skuadrën e Milanit, por tani në prag të debutimit në Champions dhe derbit kundër Interit kërkon patjetër që të marrë fitoren e parë në kampionat ndaj Venecias.

Ai nuk e mohon që objektivi kryesor i kuqezinjve është titulli kampion, ndërsa nuk ka dashur të tregojë nëse Leao dhe Teo Hernandez do të jenë titullarë.

“Pas 3 ndeshjeve pa fitore të kesh stadiumin plot është një provë e fortë dashurie nga ana e tifozëve për klubin. Por është gjithashtu edhe një përgjegjësi e madhe për ne, që të përmirësohemi dhe t’i bëjmë krenarë.

Ndeshja ndaj Venecias është e rëndësishme ashtu si ajo e Liverpulit dhe derbi. Është një moment delikat për ne, prandaj duhet të fitojmë patjetër. Kam besim dhe jam i përqendruar. Pastaj mendojmë për Liverpulin.

Objektivi i Milanit është titulli kampion. Unë shoh ditë për ditë një skuadër që beson në atë që do të bëjë dhe ka nevojë për t’u përmirësuar. Unë kam besim dhe ata gjithashtu. Sinjalet janë pozitive”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco