FORMULA 1/ Azerbajxhani, stacioni i radhës

FORMULA 1/ Azerbajxhani, stacioni i radhës

09:12, 14/09/2024

Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojë me garën e 17-të të sezonit nën organizimin e Azerbajxhanit, raporton Anadolu.

Gara me 51 xhiro do të zhvillohet në pistën e kryeqytetit Baku me një gjatësi prej 6 kilometrash. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 14:00, ndërsa gara për çmimin e madh të dielën, më 15 shtator, në orën 13:00.

Në garat e zhvilluara deri më tani në F1, piloti holandez i Red Bullit, Max Verstappen, ka fituar 7, ndërsa Lewis Hamilton, Lando Norris dhe Charles Leclerc nga dy herë, kurse pilotët George Russell, Carlos Sainz dhe Oscar Piastri nga një herë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:

Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 303

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 241

3. Charles Leclerc (Monako): 217

4. Oscar Piastri (Australi): 197

5. Carlos Sainz (Spanjë): 184

Skuadrat

1. Red Bull: 446

2. McLaren: 438

3. Ferrari: 407

4. Mercedes: 292

5. Aston Martin: 74

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco