Xhudistja ‘dardane’ merr medalje në Grand Prix të Parisit

Xhudistja ‘dardane’ merr medalje në Grand Prix të Parisit

21:12, 13/09/2024

Flaka Loxha ka arritur një sukses madhështor në karrierën e saj.

Xhudistja kosovare ditën e sotme ka fituar medaljen e parë elitare.

Loxha arriti të sigurojë medaljen e bronztë falë fitores me “Ippon” ndaj kroates Tihea Topolovec, në turneun Grand Prix të Parisit.

Flaka arriti deri në gjysmëfinale pa asnjë problem, teksa aty u mposht nga Ana Viktorija Puliz

Ajo garon në kategorinë deri në 57 kilogram.

Kjo medalje i ndihmon asaj që të rritet në ranglistë, gjithashtu të fitojë sa më shumë pikë që të arrijë Olimpiadën e radhës.

Kujtojmë se Lojërat Olimpike të radhës mbahen në Los Angeles në vitin 2028.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco