Jetonte rrugëve me qenin e tij, ish-futbollisti i Lacios në gjendje të rëndë shëndetësore

Jetonte rrugëve me qenin e tij, ish-futbollisti i Lacios në gjendje të rëndë shëndetësore

21:06, 13/09/2024

Maurizio Skilaçi, kushëriri i të famshmit, Toto Skilaçi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i pastrehë.

Mediat italiane, raportojnë se ish-lojtari i Lacios jeton vetëm me qenin e tij rrugëve të qytetit të Palermos.

Skilaçi tani është 62-vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore, i varur nga droga, teksa bridhte rrugëve si endacak.

Si 17-vjeçar ai debutoi me fanellën e Palermos, kurse gjatë karrierës së tij luajti me klubet, si: Lacio, Mesina, Rimini dhe Juve Stabia.

Në Parma tashmë kërkohet ndihmë për ish-lojtarin e Lacios.

“Unë do t’i lë të tjerët ta thonë këtë, por ata që më kanë njohur në futboll, e dinë që unë nuk jam mendjemadh”, kishte thënë Mauricio kur u pyet se a ishte më i mirë se Toto, kushëriri i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco