Nedim Bajrami kryen stërvitjen e parë me Rangers

Nedim Bajrami kryen stërvitjen e parë me Rangers

17:59, 13/09/2024

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, këtë verë është transferuar te Rangers në Skoci.

Pas një aventure disa vjeçare në Itali, ai tashmë ka ndërruar ambient.

Pas përfundimit të dy ndeshjeve të shtatori me Shqipërinë, Bajrami menjëherë ka udhëtuar drejt Skocisë për t’iu bashkangjitur klubit të ri.

Gjatë ditës së sotme ai ka zhvilluar edhe stërvitjen e tij të parë me Rangers.

Në një foto të publikuar nga Rangers ai është parë në formë dhe duke buzëqeshur me shokët e skuadrës së tij.

Debutimi i tij pritet të ndodh këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Dundee United.

Kjo ndeshje luhet ditën e diel në orën 13:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco