Prezantohet portugezi i Juventusit: Do jem si Ronaldo

Prezantohet portugezi i Juventusit: Do jem si Ronaldo

16:28, 13/09/2024

Françisko Konseisao është prezantuar përpara popullit të Juventusit. Pasi debutoi me fanellën bardhezi në pjesën e dytë kundër Romës, portugezi ka folur në konferencë duke treguar arsyet që e çuan të zgjidhte menjëherë bardhezinjtë.

“Nuk kam folur ende me Kristiano Ronaldon për transferimin tim këtu në Torino. Sigurisht do të flas në të ardhmen. Ai është një pikë referimi për mua ashtu si për të gjithë portugezët. Sigurisht që e shoh veten tek ai, në kuptimin që mund të përmirësohem gjithmonë. Ka shumë ngjashmëri mes jetës time dhe asaj të Kristiano Ronaldos.

Jam duke punuar ditë pas dite për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i qetë sepse nuk kam asgjë serioze. Sa i përket pozicionit në fushën e lojës atë e vendos trajneri. Unë dua që të ndihmoj skuadrën në çdo moment. Në të djathtë ndihem në pozicionin tim.

Kur të thërret një klub si Juventusi është normale që menjëherë do të shkosh patjetër aty. Kjo më ndodhi mua kur mora vesh që Juventusi më kërkoi. Jam i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Mota mund të më ndihmojë që të bëjë një hap cilësor në karrierë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco