Dëmtimi i frikshëm, Leroi Sane rikthehet pas 2 muajsh

Dëmtimi i frikshëm, Leroi Sane rikthehet pas 2 muajsh

16:16, 13/09/2024

Vuajtjet e Leroi Sane ndoshta do të marrin fund së shpejti. Sipas informacioneve të “Kicker”, 28-vjeçari ka mundur të stërvitet mirë në dy javët e fundit dhe është gati për rikthim.

Sipas raportit, anësori do të jetë në skuadrën e Mynihut për herë të parë këtë sezon të shtunën, kur Bajerni viziton Holstein Kil. Sane duhet të marrë minutat e para të aksionit kundër “lejlekëve”, por jo më vonë se javën e ardhshme në Champions kundër Dinamo Zagrebit.

Megjithatë, rikthimi i afërt i Leroit nuk vjen plotësisht nga hiçi. Vetë ai u shpreh optimist pak ditë më parë, ndonëse nuk donte të jepte një datë të saktë: “Ndihem në formë, deri tani gjithçka po shkon sipas planit. Kam mundur të marr pjesë mirë në seancat e ekipit të parë, nuk kam pasur probleme dhe shpresoj që të vazhdojë kështu. E lamë qëllimisht hapur për të më dhënë kohë derisa të mund të them: ‘Gjithçka ndihet perfekte’. Jemi në rrugën e duhur. Do të shohim kur të ndodhë kjo”, tha Sane.

Nga këndvështrimi i Bajernit, pas dëmtimit në ijë që Sane iu nënshtrua pas Kampionatit Europian, t’i ketë zgjidhur përgjithmonë problemet e tij.

Anësori luftoi me problemet e kockave pubike gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2023-2024.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco