Përfundon java e katërt e Superiores, rezultatet dhe renditja

Përfundon java e katërt e Superiores, rezultatet dhe renditja

21:22, 12/09/2024

Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e sotme me dy sfidat e fundit, Partizani – Dinamo City dhe AF Elbasani – Laçi.

Në “Arenën e Demave” ndeshja Partizani – Dinamo City përfundoi në barazim me rezultatin 2-2.

AF Elbasani u rikthye te fitorja pasi mposhti në shtëpi Laçin me rezultatin minimal 1-0.

Të mërkurën u luajtën edhe tre takimet e tjera të javës së katërt. Në stadiumin “Adush Muça” takimi Bylis – Tirana u mbyll në barazim 2-2.

Vllaznia mundi në stadiumin “Loro Boriçi” Egnatian me rezultatin 3-1. Teuta u rikthye te fitorja pasi mposhti Skënderbeun në Korçë me rezultatin 3-2.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco