Partizani-Dinamo, fund i ‘çmendur’ i derbit të kryeqytetit

Partizani-Dinamo, fund i ‘çmendur’ i derbit të kryeqytetit

21:09, 12/09/2024

Partizani dhe Dinamo e kanë mbyllur me një barazim spektakolar 2-2 sfidën mes tyre në javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Ndeshja e parë e rikthimit të Ilir Dajës në stolin e Dinamos nisi me një gol të shpejtë nga blutë, pasi Mandela mposhti Qirkon me një gjuajtje të fortë.

Më pas sfida dhuroi emocione në të dy anët, me gjuajtjet drejt katërkëndorëve që nuk reshtën dhe me Bintsuka i cili barazoi shifrat me një devijim vendimtar para Salit.

Në pjesën e dytë, ritmi ra disi, por me ekipet që nuk hoqën dorë nga sulmet.

Dinamo ishte ajo që iu afrua më shumë golit dhe dukej sikur do e gjente një të tillë.

Por në fakt ishte Rrapaj ai i cili në minutën e parë shtesë tundi rrjetën e Dinamos.

Ndeshja dukej e mbaruar, por blutë nuk u dorëzuan dhe si rrjedhojë erdhi goli i Vilës (90+5’) që barazoi shifrat në një mbyllje spektakolare të derbit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco