Ten Hag i përgjigjet kritikave të Cristiano Ronaldos

Ten Hag i përgjigjet kritikave të Cristiano Ronaldos

20:02, 12/09/2024

Cristiano Ronaldo ditë më parë kritikoi trajnerin Erik ten Hag duke thënë se po i njëjtë nuk mund të konkurrojë për të triumfuar në Premier League apo Champions.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, nuk ka munguar reagimi i holandezit, Erik ten Hag.

Trajneri i Manchester United iu kundërpërgjigj Ronaldos.

“Ai tha se Manchester United nuk mund ta fitojë Premier League. Ai e tha këtë, nëse e lexoni shumë mirë artikullin. Ronaldo është shumë larg në Arabi, shumë larg Manchesterit. Të gjithë mund të kenë një mendim. Është në rregull”, tha Ten Hag.

Holandezi është në krye të  “Djajve të Kuq” që nga viti 2022 dhe ka vetëm dy tituj, Kupën FA dhe Carabao Cup.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco