Capello zgjedh një mesfushor për ‘Topin e Artë’

Capello zgjedh një mesfushor për ‘Topin e Artë’

18:44, 12/09/2024

Ish-trajneri i Milanit dhe Anglisë, Fabio Capello, nuk joshet nga emrat big. Ai beson se mesfushori Rodri duhet ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit dhe ka argumente mjaft bindëse.

“Mendoj se është e ndershme që Rodri të shpërblehet për paraqitjet e tij në Premier League, Champions dhe Kampionatin Europian. Ai ishte më i miri këtë sezon”, është shprehur Capello për gazetën italiane “Il Corriere della Sera”.

“France Football” para pak ditësh zbuloi listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë 2024” dhe Rodri patjetër që ishte në listë, me meritë të plotë.

Në listë nuk ka lojtarë italianë, por yjet e Interit, Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu, janë të përfshirë, gjë që sipas legjendës Capello “tregon shumë për peshën që ka aktualisht Interi në futboll”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco