Arteta rinovon kontratën me Arsenalin, i afrohet rrogës së Guardiolës te Manchester City

Arteta rinovon kontratën me Arsenalin, i afrohet rrogës së Guardiolës te Manchester City

17:29, 12/09/2024

Mikel Arteta ka firmosur rinovimin e kontratës me Arsenalin, duek zgjatur deri në verën e vitit 2027 marrëveshjen që përfundonte në mbyllje të këtij sezoni.

Sipas marrëveshjes së re, Arteta pritet të bëhet trajneri i dytë më i paguar në Angli pas Pep Guardiolës, i cili përfiton 20 milionë paundë në vit.

Mediat angleze raportojnë për një rritje të ndjeshme të rrogës së tij aktuale prej 9 milionë paundë në vit.

Në pesë vitet në drejtim, Arteta ktheu Arsenalin në një skuadër pretendente për titullin kampion, ndonëse nuk ka hedhur ende hapin e rëndësishëm për të kaluar pikërisht Mançester Sitin e “mësuesit” të tij, Guardiola.

“Ndjehem jashtëzakonisht krenar, shumë i gëzuar dhe pres me padurim për atë që do të vijë në të ardhmen. Jam krenar që jam këtu dhe për këto marrëdhënie që kam krijuar me të gjithë në klub. Jam jashtëzakonisht i lumtur që punoj çdo ditë me njerëz të mirë dhe me ambiciet që kanë këtu. Ndjehem shumë i frymëzuar, ndjehem i sfiduar dhe i mbështetur, si dhe dua të bëj shumë më shumë se sa kemi bërë deri tani bashkë”, tha Arteta pas zyrtarizimit të firmës në kontratën e re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco