Zidane tregon lojtarin më të mirë që ka parë: Nuk kishte asnjë sistem që ta ndalte

Zidane tregon lojtarin më të mirë që ka parë: Nuk kishte asnjë sistem që ta ndalte

16:53, 12/09/2024

Zinedine Zidane ka zbuluar shokun e skuadrës më të talentuar gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist.

I pyetur nga “Bleacher Report”, ai ka zgjedhur një nga më të mirët në histori, Ronaldon.

Jo, nuk bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, sepse Zizu nuk ka luajtur kurrë me portugezin, por për “Fenomenin”, me të cilin ka ndarë dhomat e zhveshjes te Real Madridi.

“Gjithmonë kam menduar se Ronaldo ishte më i miri në botë sepse kam luajtur dhe jam stërvitur me të. Ai është ndoshta më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë Zidane.

“Ronaldo bënte gjithçka që donte me topin. Sipas meje, ai nuk kishte asnjë dobësi. Nga pikëpamja teknike, asnjë lojtar nuk më ka bërë më shumë përshtypje sa Ronaldo. Nuk kishte asnjë sistem apo taktikë që mund ta ndalonte.

Kur kishte topin, vraponte me një shpejtësi prej 2000 miljesh në orë. Zakonisht, lojtarët nuk kanë shpejtësi me topin në këmbë. Ai, po. Ishte i shpejtë edhe gjatë kohës kur lëvizte me top”, deklaroi francezi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco